“Ajo që bëri Bayern me Musiala është për të ardhur keq…”, akuza të rënda ndaj klubit bavarez

“Ajo që bëri Bayern me Musiala është për të ardhur keq…”, akuza të rënda ndaj klubit bavarez

23 Nëntor 2026 19:50 Telesport Sergio Marchi, president i FIFPRO-s, ka kritikuar qëndrimin e Bayern Munich në lidhje me Jamal Musiala, i cili vuan nga një problem serioz shëndetësor, por kjo gjë nuk i ka penguar aspak drejtuesit e klubit bavarez t’i japin përparësi situatës së tij kontraktuale mbi nevojat e tij njerëzore. “Unë dënoj deklaratat e bëra nga menaxhmenti i Bayern Munich në lidhje me Jamal Musiala. Ekspozimi publik i gjendjes së tij shëndetësore dhe vënia në dyshim e pagës së tij ndërsa ai rikuperohet zbulon një mungesë të thellë njerëzimi dhe takti”, tha fillimisht Marchi. “Jamal meriton mbështetjen e klubit të tij dhe qetësinë shpirtërore duke ditur se kontrata e tij do të respektohet. Prandaj, të dëgjosh drejtuesit e një klubi të nivelit...