Arrestimi i ‘El Chapo Isidros’ përgjak Meksikën, 20 të vrarë në përplasjet me kartelet e drogës
Ushtria meksikane ka arrestuar tetë persona të dyshuar si pjesëtarë të një karteli droge, pas një vale të dhunshme sulmesh që përfshiu shtetin verior të Sinaloas, pas kapjes së një prej trafikantëve më të kërkuar në botë. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ushtarët u sulmuan me armë zjarri të dielën, gjatë një patrullimi në qytetin Sinaloa de Leyva, ku po përpiqeshin të rivendosnin rendin pas arrestimit të Fausto Isidro Meza Flores, i njohur ndryshe si “El Chapo Isidro”. 44-vjeçari ishte në listën e dhjetë personave më të kërkuar nga FBI-ja dhe për vite me radhë kishte arritur t’u shpëtonte autoriteteve. Sipas Ministrisë, tetë të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë edhe në sulmet hakmarrëse të organizuara nga karteli pas arrestimit të kreut të...
Burimi:
javanews.al