“Mos e përsërit më!”-Gjykatësi liron nga burgu hakerin shqiptar që tronditi Rockstar me rrjedhjen e pamjeve të GTA 6
Arion Kurtaj, hakeri shqiptar që u bë i njohur ndërkombëtarisht pas sulmit kibernetik ndaj kompanisë Rockstar Games dhe publikimit të pamjeve të papublikuara të videolojës GTA 6, është liruar nga burgu në Britaninë e Madhe, pasi ka vuajtur një pjesë të konsiderueshme të dënimit të tij prej shtatë vitesh. 21-vjeçari ishte dënuar për një seri sulmesh kibernetike ndaj disa kompanive të njohura ndërkombëtare, mes tyre Rockstar Games, Uber dhe Revolut. Para lirimit, gjykatësi i ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë, duke i kërkuar të mos përfshihet më në veprimtari të tilla të paligjshme. Rasti që e bëri Kurtajn të famshëm në mbarë botën lidhet me vitin 2022, kur ai arriti të depërtonte në sistemet e brendshme të Rockstar Games, duke vjedhur materiale konfidenciale nga zhvillimi...
Burimi:
gijotina.com