Atentati në Fier/ Kamerat zbulojnë lëvizjet, tre persona në polici, del nga rreziku për jetën nipi i viktimës
Tre persona janë shoqëruar në Policinë e Fierit në kuadër të hetimeve për atentatin me pasojë vdekjen e Selami Hasanit dhe plagosjen e nipit të tij, Jakup Hasani. Deri në këto momente, pamjet e kamerave të sigurisë të verifikuara nga grupi hetimor kanë fiksuar vetëm praninë e një automjeti tip “Volvo” në zonën ku ndodhi ngjarja. Bëhet fjalë për të njëjtin mjet që më pas u gjet i djegur në fshatin Dërmenas. Brenda makinës së djegur janë gjetur edhe dy pistoleta, njëra prej të cilave me silenciator. Megjithatë, nga pamjet e administruara deri tani nuk janë identifikuar autorët dhe as lëvizjet e tyre para apo pas atentatit. Ndërkohë, janë zbardhur edhe detaje për gjendjen e të plagosurit, Jakup Hasani, nipi i viktimës. Ai ka...
Burimi:
gijotina.com