Qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë
Qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë në Tiranë, në vijim të protestave kundër qeverisë në ditën e 177-të, ndërsa tubimi është shoqëruar me tensione dhe përplasje me efektivët e Policisë. Qytetarët kanë qëndruar në trotuarin pranë godinës së Kryeministrisë, por efektivët e policisë u janë afruar dhe kanë tentuar ti largojnë me forcë nga zona. Ndërhyrja ka shkaktuar kundërshtimin e protestuesve, të cilët kanë pretenduar se po zhvillojnë një tubim paqësor dhe kanë ngritur shqetësimin se nuk po u lejohet të protestojnë as në trotuar. Protestat kundër qeverisë vijojnë prej muajsh, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar mobilizim më të madh më 28 Nëntor.
Burimi:
gijotina.com