Nga Samiti i NATO-s te mbrojtja nga sulmet e huaja, Nufi: Kemi kapacitete për të mbrojtur territorin
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një intervistë ekskluzive për Klan News me gazetarin Besard Jacaj, ka komentuar organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, sigurinë e tij dhe kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë. Gjatë intervistës, Nufi është ndalur edhe te buxheti i Mbrojtjes dhe modernizimi i Forcave të Armatosura, si dhe roli i ushtrisë në përballimin e emergjencave civile. I pyetur nëse Samiti i NATO-s mund të mos zhvillohet në Tiranë për arsye sigurie, ministri i hodhi poshtë këto pretendime, duke konfirmuar se kryeqyteti shqiptar do të jetë mikpritës i takimit të Aleancës. Shtoi se për kohën se kur mbahet Samiti, vendosin zyrtarët e Aleancës së Traktatit të Veriut. “Nuk është e vërtetë që të mos mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë për arsye sigurie....
Burimi:
javanews.al