VIDEO/ ‘Rama i trembet një fronti kundër tij’, Zhulali: Po përdor SPAK-un për goditje ndaj atyre që mund të ngrenë krye në PS

VIDEO/ ‘Rama i trembet një fronti kundër tij’, Zhulali: Po përdor SPAK-un për goditje ndaj atyre që mund të ngrenë krye në PS

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor SPAK-un për të goditur figura brenda Partisë Socialiste që mund të dalin kundër tij dhe të bëhen pjesë e një fronti të përbashkët politik. E ftuar në emisionin “Ora 19” në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Zhulali u ndal te përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, si dhe te zhvillimet e fundit që lidhen me Elisa Spiropalin. Sipas saj, ai po përpiqet të neutralizojë çdo faktor që mund të sfidojë kontrollin e tij brenda PS-së dhe të krijojë aleanca të reja kundër tij. Duke komentuar situatën në Bashkinë e Tiranës, Zhulali tha se përplasja mes njerëzve të vendosur nga Rama dhe atyre të Veliajt e ka kthyer...