Jemen/ Mbi 360 mijë të zhvendosur që nga gushti, OKB: 323 civilë të vrarë dhe të plagosur

Jemen/ Mbi 360 mijë të zhvendosur që nga gushti, OKB: 323 civilë të vrarë dhe të plagosur

Më shumë se 360 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Jemen që nga fillimi i gushtit, ndërsa qindra civilë janë vrarë ose plagosur si pasojë e dhunës së vazhdueshme, tha të hënën zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Stephane Dujarric u tha gazetarëve se Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka raportuar zhvendosje në shkallë të gjerë, ndërsa provinca e Taizit strehon numrin më të madh të personave të zhvendosur, me rreth 145 mijë të tillë. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka verifikuar 323 viktima civile që nga fillimi i gushtit, përfshirë 76 persona të vrarë dhe 247 të plagosur, tha Dujarric. “Fëmijët përbëjnë më shumë se një të tretën e të gjitha viktimave dhe gjysmën e...