Deputeti Malaj vizitë në Podgoricë, takohet me zv/kryeministrin Nik Gjeloshaj, fokusi te rruga Dragobi-Plavë!

Deputeti Malaj vizitë në Podgoricë, takohet me zv/kryeministrin Nik Gjeloshaj, fokusi te rruga Dragobi-Plavë!

Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Kukësit, Erion Malaj, zhvilloi një takim në Podgoricë me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ku në fokus ishte projekti rrugor Dragobi-Plavë, përmes Qafës së Vranicës. I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi, Malaj theksoi rëndësinë strategjike të këtij aksi për lidhjen ndërkufitare, zhvillimin e turizmit, tregtisë dhe ekonomisë lokale. Sipas tij, realizimi i rrugës do të krijonte një korridor të ri komunikimi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke afruar gjithashtu komunitetet shqiptare në të dy anët e kufirit. “I përcolla Zëvendëskryeministrit Gjeloshaj rëndësinë e veçantë që ka realizimi i kësaj lidhjeje rrugore. Nuk bëhet fjalë vetëm për një rrugë që lidh Tropojën me Plavën, por për një investim strategjik që i shërben të gjithë...