“Burrë me dy rr”, Jonida Maliqi kujton modelin e baballarëve
Këngëtarja Jonida Maliqi ka ndarë kujtimet e saj për mënyrën si krijoheshin lidhjet romantike dikur, duke krahasuar emocionet dhe sjelljen e brezave të mëparshëm me njohjet e sotme. E ftuar në emisionin “The Garden Club” në Class Media, në një bisedë me Sindi Tonën dhe Manjola Nallbanin, Maliqi foli për figurën e burrit që ajo e konsideron të besueshëm dhe për rëndësinë e fjalës së dhënë në një marrëdhënie. Duke shpjeguar shprehjen “burrë me dy rr”, këngëtarja iu referua modelit të baballarëve të brezit të saj, të cilët, sipas saj, e konsideronin fjalën e dhënë një përgjegjësi dhe kujdeseshin për familjen. “Të qenurit burrë me dy ‘rr’ është tek imazhi i baballarëve tanë. Tek ai burri që i mbante peshë fjala, e mbante fjalën, ishte...
Burimi:
ntv.al