Modelja nga Mali i Zi “trazon” rajonin, bën shqiponjën dykrenare në skenën e “Miss Universe”
Një veprim i papritur në skenën e “Miss Universe 2026”, ka krijuar polemika të mëdha. Gjesti në fjalë, i bërë nga 22-vjeçarja Maria Aleksandra Ivezaj, ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar dhe mediave në rajon. Maria, e cila përfaqëson Malin e Zi në skenën e konkursit ndërkombëtar të bukurisë, gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare, ajo bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, të flamurit shqiptar. Ky veprim i modeles nuk u anashkalua dot, ndërsa rrjeti “zieu” më shumë në momentin kur vetë modelja, publikoi në “Instagram” foton e saj teksa bën simbolin e shqiponjës. Reagimet për këtë gjest të Ivezajt ishin të ndryshme. Në krahun tjetër, vetë modelja ende nuk ka dalë me një deklaratë publike, për të sqaruar më tej veprimin e saj. Komentet...
Burimi:
gijotina.com