Moda 2026-2027, elegancë pa rregulla
Shik dhe ekstravagante janë fjalët kyçe të modës në dimrin e 2026-s dhe 2027-s. Nga pasarelat e New York-ut, Londrës, Milanos dhe Parisit, që janë laboratorë të vërtetë për fashion editor, tendencat flasin qartë: elegancë e vetëdijshme, garderobë solide, me elemente të së shkuarës, por edhe kontraste të forta dhe interpretime të paparashikueshme. Kjo stinë kryefjalë ka guximin, duke e bërë luksin realitet, që pasurohet dhe shkëlqen me elemente të personalizuara. Rikthehet në qendër të veshjeve esencialja borgjeze, e pasuruar me detaje që e shpërbëjnë plotësisht look-un perfekt, duke shpalosur sensualitetin tipik të stilit. Xhaketa, “tweed”, pallto, peliçe për shpatullat, funde të drejta të gjata, veshje të plota e të bollshme, kuadrate, lule, transparenca me tantella e tyl, këmisha voluminoze, e mbi të gjitha ngjyra...
Burimi:
kultplus.com