Historia pas pikturës së Van Gogh, nga persekutimi nazist te beteja e gjatë e trashëgimtarëve për drejtësi

Historia pas pikturës së Van Gogh, nga persekutimi nazist te beteja e gjatë e trashëgimtarëve për drejtësi

Pas një prej veprave të njohura të Vincent van Gogh fshihet një histori që shkon përtej artit dhe vlerës së saj në treg. Bëhet fjalë për pikturën “Pemët e gështenjës në lulëzim”, e cila mbart një të kaluar të lidhur me persekutimin e familjeve hebraike gjatë regjimit nazist dhe një mosmarrëveshje të gjatë për rrethanat në të cilat ajo u shit. Vepra, e realizuar në vitin 1890 në Auvers-sur-Oise të Francës, ku Van Gogh kaloi muajt e fundit të jetës, u bë së fundmi objekt i një marrëveshjeje mes pronarëve të saj të fundit dhe trashëgimtarëve të familjes Fischer. Këta të fundit pretendonin se familja e tyre ishte detyruar të hiqte dorë nga piktura në vitet e regjimit nazist, për shkak të presionit dhe vështirësive...