Nga ylli i Interit e deri te i “padëshiruari” i Mourinho-s, 9 emrat që po ndjek PSG për të forcuar sulmin
23 Nëntor 2026 21:51 Telesport Dëmtimi i rëndë i Khvicha Kvaratskhelia fillimisht dhe së fundmi i Desire Doue, kanë prishur planet e PSG-së për merkaton e janarit. Klubi parizien ishte i vendosur të mos bënte asnjë ndërhyrje gjatë këtij afati kalimtar, por dëmtimi i rëndë i dy prej figurave kryesore kanë bërë që kampionët në fuqi të Europës të ndërrojnë mendje dhe të ndërhyjnë për të forcuar sulmin. Sipas L’Équipe, drejtuesit e PSG-së kanë një listë me 9 emra, ku njëri prej tyre mund të jetë sulmuesi i tyre më i ri duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm. Në krye të listës qëndron Marcus Thuram i Interit, të cilin klubi parizien e ka kërkuar edhe më parë. Lista vazhdon me emra të tjerë...
Burimi:
telesport.al