Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke i lidhur ato me dobësimin politik të Edi Ramës dhe frikën e kryeministrit nga humbja e kontrollit mbi partinë. Sipas Shkullakut, ndryshimet që po ndodhin në Shqipëri, veçanërisht dalja e mijëra qytetarëve në protesta dhe thyerja e frikës, kanë nxjerrë në pah një realitet të ri politik. Ai u shpreh se Rama, pavarësisht se ka dalë nga zgjedhjet me 84 mandate të PS-së dhe tre të PSD-së, ndodhet në pikën më të dobët të karrierës së tij politike. Ai tha se protesta dhe dalja e njerëzve në rrugë kanë treguar një fuqi qytetare që më parë nuk mendohej se ekzistonte, ndërsa kanë zhvlerësuar...
Burimi:
kohajone.com