Jonida Lakuriqi: Smart Cities, kur teknologjia përshtatet me njerëzit
Shqipëria duhet të kalojë nga zhvillimi i projekteve të veçuara për qytetet inteligjente drejt një strategjie kombëtare të integruar, që mundëson përdorimin e teknologjisë në të gjithë territorin, rrit efikasitetin e shërbimeve publike dhe krijon mundësi të reja për investime. Ky ishte një nga mesazhet kryesore të Jonida Lakuriqit, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania, gjatë diskutimit në panelin “From Smart Cities to a Smart Nation” (Nga qytetet inteligjente drejt një kombi inteligjent), të zhvilluar në kuadër të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, më 20 nëntor 2026. Në ndërhyrjet e saj, Lakuriqi theksoi se sfida kryesore për Shqipërinë është fragmentimi i iniciativave digjitale dhe rëndësia e një qasjeje të koordinuar në nivel kombëtar. “Shqipëria ka...
Burimi:
javanews.al