Dështimi historik i raketës Vulcan, shpërthejnë 40 satelitë të Amazon

Dështimi historik i raketës Vulcan, shpërthejnë 40 satelitë të Amazon

Një raketë Vulcan e kompanisë amerikane United Launch Alliance (ULA), sipërmarrje e përbashkët mes gjigantëve Boeing dhe Lockheed Martin, ka dështuar pak çaste pas nisjes nga Florida, duke shkaktuar shkatërrimin e ngarkesës së saj prej 40 satelitësh. Satelitët ishin pjesë e projektit të Amazon për krijimin e rrjetit të internetit Leo, i cili synon të ofrojë shërbime interneti përmes një rrjeti satelitor në orbitën e Tokës. Dështimi ndodhi menjëherë pas ngritjes së raketës, duke bërë që misioni të përfundonte pa arritur objektivin e tij. Humbja e 40 satelitëve përbën një goditje të konsiderueshme për projektin e Amazon, i cili synon të ndërtojë një rrjet të gjerë komunikimi satelitor për të konkurruar në tregun e internetit hapësinor. Ky sektor është kthyer në një fushë të rëndësishme...