Muzika serbe në forumin e BE-së, Rama në Bruksel: Të njohë Kosovën, të mos lihet të kalojë në heshtje
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli për incidentin e ndodhur gjatë Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Europian, ku u interpretua një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës. Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e II-të të Zgjerimit të BE-së, Rama e cilësoi këtë akt si një provokim që nuk duhet të kalojë në heshtje, duke theksuar se mesazhe të tilla bien ndesh me frymën europiane. “Një këngë pa shije nacionaliste, u interpretua në prag të këtij forumi, kundër gjithçkaje që përfaqësonte. Nuk është se e lëndon vetëm ndjenjat e kombit shqiptar, të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos na lënë që të kalojë në heshtje atë që kërkon të na kthejë në kohë”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë...
Burimi:
kohajone.com