Kërkesë të re për arrestimin e Ballukut? Kreu i SPAK-ut, Braho: Jemi në të njëjtat kushte, Kuvendi na vuri kufij
SPAK nuk do t’i drejtohet Kuvendit me një kërkesë të dytë për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Prokuroria e Posaçme pritet të vijojë procedurat për dërgimin e dosjes në gjykim, pas refuzimit të shumicës parlamentare për të autorizuar arrestimin e saj. Kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, gjatë një komunikimi me gazetarët, bëri të qartë se institucioni ka marrë tashmë një përgjigje nga Kuvendi dhe se kushtet mbi të cilat ishte mbështetur kërkesa e mëparshme mbeten të pandryshuara. Sipas Brahos, kërkesa për arrestimin e Ballukut ishte argumentuar me zgjerimin e hetimeve ndaj saj. Megjithatë, në raportin që shoqëroi rrëzimin e kërkesës, mazhoranca parlamentare vlerësoi se ky zhvillim nuk përbënte një rrethanë të re që justifikonte autorizimin e masës. ”Lidhur me mundësinë e një kërkese të re...
Burimi:
kohajone.com