Me çfarë provash e akuzon Prokuroria Thaçin për pengim të drejtësisë?

Me çfarë provash e akuzon Prokuroria Thaçin për pengim të drejtësisë?

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Hashim Thaçi ishte në paraburgim në Hagë, ku po gjykohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kur më 5 dhjetor 2024 iu dorëzua një aktakuzë e dytë. Kjo aktakuzë hapi një çështje të veçantë për veprime që, sipas Prokurorisë, synonin të ndikonin te dëshmitarët e gjykimit të parë. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) pretendon se, gjatë vizitave në paraburgim, Thaçi u dha vizitorëve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe udhëzime për mënyrën se si ata duhej të dëshmonin në gjykimin ndaj tij dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. Në këtë çështje, krahas Thaçit, akuzohen ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, veterani i UÇK-së, Fadil Fazliu, dhe ish-ministri i Drejtësisë,...