Turistët nuk u larguan me fundin e verës, shtatori solli rritje të vizitorëve në Shqipëri

Turistët nuk u larguan me fundin e verës, shtatori solli rritje të vizitorëve në Shqipëri

Turizmi në Shqipëri vijoi të rritet edhe në shtator, me 9,2% më shumë vizitorë në strukturat akomoduese krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kosova dhe Italia kryesuan listën e vendeve nga erdhën turistët e huaj, ndërsa bregdeti mbeti destinacioni më i preferuar. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve vendas u rrit me 12,7%, ndërsa ai i të huajve me 8,1%. Në total, 437.885 vizitorë jorezidentë u akomoduan në vend gjatë shtatorit, duke përbërë rreth tre të katërtat e vizitorëve. Kosova kryesoi me 13% të vizitorëve të huaj, e ndjekur nga Italia me 11%, Polonia me 10%, Franca me 9% dhe Gjermania me 8%. Bregdeti vijoi të tërhiqte numrin më të madh të vizitorëve, me rreth 393 mijë, ose 68% të...