Franca kërkon sanksione nga BE-ja kundër Iranit për sulmin kibernetik ndaj 700 supermarketeve
Franca i ka kërkuar Bashkimit Evropian të miratojë brenda një muaji sanksione kundër individëve dhe organizatave përgjegjëse për sulmin kibernetik ndaj rreth 700 supermarketeve franceze, për të cilin Parisi akuzon Gardën Revolucionare të Iranit. Kërkesën e bëri të ditur ministri francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Jean-Noel Barot. Sipas tij, provat për përgjegjësit i janë paraqitur tashmë partnerëve evropianë dhe është siguruar mbështetja e shumicës dërrmuese të shteteve anëtare. Deklarata u dha në prag të takimit të Këshillit të BE-së për Punët e Jashtme në Bruksel. Atje Barot shprehu shpresën se masat do të miratohen në mbledhjen e ardhshme të ministrave të jashtëm të BE-së, më 14 dhjetor. Sipas ministrit francez, Franca u zgjodh si shënjestër për shkak të mbështetjes së saj për popullin...
Burimi:
kohajone.com