Alarm global, raportimet për abuzimin seksual të fëmijëve me imazhe të krijuara nga IA rriten me 8,400% në dy vite

Alarm global, raportimet për abuzimin seksual të fëmijëve me imazhe të krijuara nga IA rriten me 8,400% në dy vite

Raportimet për imazhet dhe videot e abuzimit seksual të fëmijëve, të krijuara nga inteligjenca artificiale, u rritën me më shumë se 8,400% në mbarë botën ndërmjet viteve 2023 dhe 2025, sipas një studimi ndërkombëtar ku morën pjesë studiues skocezë. Hulumtimi, i kryer nga Instituti Global për Sigurinë e Fëmijëve Childlight në Universitetin e Edinburgut, zbuloi një rritje të ndjeshme të raportimeve të paraqitura nga kompanitë e teknologjisë pranë Qendrës Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar, me seli në SHBA. Sipas studimit, raportimet për materialet e abuzimit seksual të fëmijëve të krijuara nga inteligjenca artificiale u rritën nga rreth 4,700 në vitin 2023 në më shumë se 400,000 në vitin 2025. Kjo rritje përfaqëson më shumë se 395,300 raportime shtesë gjatë periudhës dyvjeçare. Materialet...