Europa ashpërson politikat e emigracionit, pesë shtete planifikojnë deportimet drejt Ruandës

Europa ashpërson politikat e emigracionit, pesë shtete planifikojnë deportimet drejt Ruandës

Pesë vende europiane, Gjermania, Austria, Greqia, Danimarka dhe Holanda, pritet të shpallin të hënën një plan për transferimin e emigrantëve, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, drejt Ruandës. Lajmi është bërë i ditur nga dy burime të njohura me negociatat, për agjencinë Reuters. Marrëveshja pritet të prezantohet në Vjenë dhe synon krijimin e të ashtuquajturave qendra kthimi jashtë Bashkimit Europian, ku do të dërgohen personat që kanë shteruar të gjitha rrugët ligjore për të qëndruar në territorin e BE-së. Nisma vjen në kuadër të përpjekjeve të disa qeverive europiane për të përshpejtuar deportimet dhe për të frenuar emigracionin e parregullt. Ajo mbështetet edhe në rregulloren e re të BE-së për kthimet, e cila u jep vendeve anëtare mundësinë të krijojnë qendra të tilla...