Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?
Pamje të pazakonta janë regjistruar në aeroportin kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit, ku zona e marrjes së bagazheve është mbushur me mijëra valixhe të mbetura pas tri ditësh kaosi në transportin ajror amerikan. Ndërsa fluturimet po rikthehen gradualisht në normalitet, aeroportet po përballen ende me pasojat e një prej ndërprerjeve më të mëdha të trafikut ajror në SHBA në vitet e fundit. Të premten, më 13 nëntor, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) urdhëroi ndalimin e fluturimeve që do të ngriheshin nga aeroportet amerikane, pas problemeve teknike që prekën sistemet e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror. Masa u mor për arsye sigurie dhe zgjati rreth pesë orë, duke shkaktuar anulime dhe vonesa në të gjithë vendin. Edhe pse kufizimi u hoq gjatë mbrëmjes, pasojat vijuan...
Burimi:
javanews.al