Forumi i Zgjerimit, Von der Leyen: Shqipëria, progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

Forumi i Zgjerimit, Von der Leyen: Shqipëria, progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar progresin e vendit si domethënës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Shqipëria ka bërë progres domethënës”, u shpreh von der Leyen. Gjatë fjalës së saj në Forumin e II-të të Zgjerimit të BE-së, që po zhvillohet në Bruksel me temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”, ajo theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor po kalojnë një moment të rëndësishëm, i cili duhet shfrytëzuar për të përshpejtuar afrimin me familjen europiane. Sipas saj, rajoni ka potencial të madh për t’i dhënë vlera ekonomisë dhe tregut të përbashkët europian, veçanërisht përmes talenteve të reja dhe mundësive që ofron integrimi. Von der Leyen...