Çështja e pagave të magjistratëve, Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën dhe ia kalon dosjen SPAK-ut

Çështja e pagave të magjistratëve, Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën dhe ia kalon dosjen SPAK-ut

Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën duke vendosur të mos vijojë hetimet për kallëzimet që lidhen me përllogaritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme. Sipas Prokurorisë, hetimi nisi pas kallëzimit të një punonjëseje të Gjykatës së Beratit, e cila pretendoi se nuk kishte mundur të merrte pagën për muajin gusht 2026 për shkak të mosmarrëveshjeve mbi mënyrën e re të përllogaritjes së pagave të magjistratëve. Ajo denoncoi drejtuesen e Degës së Thesarit në Berat, duke pretenduar se i kishte shkaktuar dëm ekonomik dhe financiar. Gjatë hetimeve, punonjës të Gjykatës së Beratit kanë konfirmuar problemet me shpërndarjen e pagave të muajit gusht. Sipas dëshmive, konflikti nisi pasi gjykata përllogariti pagat e magjistratëve bazuar në vendimet e Këshillit të Lartë...