Emri/ U ndalua për drogë në kufi, shqiptarja ndërron jetë pas marrjes në pyetje nga policia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një 26-vjeçare ka humbur jetën pasi ishte shoqëruar nga policia. Mësohet se viktima është Blerta Hyseni, e cila ishte ndaluar nga policia në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me Adnan Podvoricën gjatë një operacioni të njësive të antidrogës. Gjithçka nisi të dielën, më 15 nëntor, kur hetuesit e antidrogës në Prishtinë siguruan informacione operative se Podvorica kishte udhëtuar drejt Kukësit, në Shqipëri, me dyshimin se do të furnizohej me kokainë. Kjo informatë vuri në lëvizje hetuesit e Prishtinës dhe Prizrenit, të cilët organizuan një operacion në pikën kufitare të Vërmicës. Rreth orës 18:00, policia ndaloi një BMW X6 të kuqe, menjëherë pasi kishte hyrë në territorin e Kosovës. Në timon ishte...
Burimi:
javanews.al