Atentat mafioz në Itali/ E qëllojnë nga një makinë në lëvizje, plagoset rëndë shqiptari

Atentat mafioz në Itali/ E qëllojnë nga një makinë në lëvizje, plagoset rëndë shqiptari

Nga Stefano Zanette, IL GIORNO Të shtënat janë kryer nga një makinë në lëvizje. Vetëm një plumb, i qëlluar me saktësi, ka goditur objektivin. Një atentat i mirëfilltë me armë zjarri, ku viktima ka përfunduar në spital në gjendje tepër të rëndë. Arsyet e ngjarjes ende nuk janë të qarta dhe mbeten për t'u zbardhur nga policia, e cila po përpiqet të identifikojë dhe të gjurmojë autorët. I plagosuri është një 43-vjeçar me shtetësi shqiptare, banues i rregullt në Certosa di Pavia të Italisë, me profesion murator, familjar dhe pa precedentë penalë apo probleme të mëparshme me policinë dhe drejtësinë. I tillë është edhe bashkëkombësi i tij, mik dhe koleg, i cili ndodhej me të në momentin e ngjarjes. Madje, nuk përjashtohet mundësia që objektiv...