“Ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi të përcjellim Ramën…

“Ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi të përcjellim Ramën…

Sali Berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në dalje nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha u pyet nga gazetarët nëse ka një ftesë publike për t’u bashkuar me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin, pas zhvillimeve të fundit në Asamblenë e Partisë Socialiste të mbajtur më 14 nëntor. Berisha nuk doli me emra por pohoi se të gjithë ata që e konsiderjonë kryeministri Edi Rama të keqen e Shqipërisë, duhet të bashkohen. “Të gjithë faktorët që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste të Shqipërisë, duhet të bashkohen ta përcjellin një minutë e më parë”, deklaroi Berisha. Edhe më herët gjatë një bashkëbisedimi në rrjete sociale me...