U dhunua nga i biri me probleme mendore, vdes ne spital i moshuari nga…
72-vjeçari nga fshati Rrushkull i Manzës ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 10 ditë pasi u dhunua rëndë nga djali i tij. I moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht trajtimit mjekësor. Gjatë ngjarjes së rëndë, i biri kishte dhunuar edhe nënën e tij, 69 vjeçe. Kjo e fundit mori ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa 72-vjeçari u transportua në Tiranë për trajtim më të specializuar. Sipas policisë, djali kishte probleme të shëndetit mendor.
Burimi:
syri.net