Kina demonstron forcën ushtarake rreth Tajvanit, manovra të pazakonta me dhjetëra anije dhe avionë luftarakë
Kina ka zhvilluar një operacion të pazakontë ushtarak në ujërat përreth Tajvanit, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve në një nga zonat më të ndjeshme gjeopolitike të botës. Sipas raportimit të gazetës franceze Le Monde, manovrat përfshinë grupe aeroplanmbajtësesh, anije të rojës bregdetare dhe avionë ushtarakë, të pozicionuar në mënyra që, sipas vlerësimeve të disa ekspertëve amerikanë, mund të simulonin rrethimin dhe izolimin e ishullit. Raportimet për më shumë se 100 anije kineze në Paqësorin Perëndimor dhe për numër të lartë avionësh ushtarakë në afërsi të Tajvanit kanë shtuar vëmendjen ndaj lëvizjeve të Pekinit. Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit ka pranuar se janë zhvilluar stërvitje që lidhen me kontrollin dhe kufizimin e hapësirës detare dhe ajrore. Nga ana tjetër, autoritetet kineze...
Burimi:
syri.net