Kallas: Kërkesat e Rusisë për paqe janë absurde, së pari armëpushimi
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i ka quajtur absurde kërkesat e Rusisë në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ajo ka kërkuar që përparësi të jetë arritja e një armëpushimi, përpara se palët të diskutojnë kushtet e një marrëveshjeje paqeje. Deklaratat i bëri përpara takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, më 16 nëntor. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë theksoi se negociatorët që merren me Moskën duhet të këmbëngulin për ndalimin e luftimeve, përpara se të shqyrtojnë kushtet e paraqitura nga Kremlini. “Nuk mendoj se kërkesat ruse janë serioze. Dua të them, këto janë kërkesa absurde që ata kanë paraqitur”, u shpreh Kallas. Sipas saj, nëse bëhet fjalë...
Burimi:
kohajone.com