Raphinha: E dimë ku duhet të përmirësohemi, por është e vështirë të fitosh kur luan edhe kundër gjyqtarit
Ndeshja e fundit miqësore e Brazilit, e cila përfundoi me humbje 3-2 ndaj Japonisë, nxiti debate pas kartonit të kuq që iu dha Raphinha në minutën e 92-të, për shkak të protestave të ashpra lidhur me golin e fitores të ekipit japonez. “Para së gjithash, dua të shfrytëzoj rastin për të kërkuar ndjesë për sjelljen time dhe për faktin që u përjashtova. Ndonjëherë është e vështirë ta përmbaj veten,” tha anësori brazilian, i cili luan për Barcelona. Megjithatë, ai nuk hezitoi të drejtonte gishtin nga gjyqtari Jansen Foo: “Sipas mendimit tim, gjyqtari bëri shumë gabime gjatë gjithë lojës. U përpoqa të flisja me të disa herë, por nuk pata përshtypjen se ai ishte i hapur për dialog. Besoj se ai gaboi në shumë momente gjatë...
Burimi:
telesport.al