Juventus me hapin e breshkës: Tri të rikuperuar e dy të dëmtuar pas ndeshjeve të kombëtareve

Juventus me hapin e breshkës: Tri të rikuperuar e dy të dëmtuar pas ndeshjeve të kombëtareve

Juventus rikthehet sot në stërvitje në Continassa, pas pushimit të dhënë nga Luciano Spalletti. Trajneri i bardhezinjve do të ketë në dispozicion tre lojtarë që rikthehen nga dëmtimi: Conceiçao, Cambiaso dhe Nico Gonzalez. Këto janë rikthime të rëndësishme, ndërkohë që skuadra pret edhe kthimin e lojtarëve të tjerë që aktualisht janë të angazhuar me kombëtaret e tyre. Ndërkaq, ka shqetësime lidhur me gjendjen e Celik dhe Zhegrova. Turku u detyrua të ndërpriste aktivitetin gjatë nxehjes para ndeshjes Francë-Turqi. Lojtari i krahut, i cili ishte rikthyer së fundmi në Firence, mund të ketë pësuar një tërheqje muskulore. Situata do të qartësohet pas ekzaminimeve mjekësore në “JMedical”. Gjithashtu, mbetet për t’u vlerësuar gjendja e Zhegrova, që u largua nga grumbullimi i kombëtares së Kosovës të dielën për shkak...