Një çerek shekulli nga udhëtimi i parë magjik i Harry Potter në ekranin e madh
Më 16 nëntor 2001, kinematë pritën premierën e filmit fantastik Harry Potter and the Sorcerer’s Stone, duke hapur dyert e një bote magjike që do të bëhej pjesë e imagjinatës së miliona shikuesve në mbarë botën. Një çerek shekulli më vonë, filmi vazhdon të mbetet një prej aventurave më të dashura të kinemasë fantastike dhe pika e nisjes së një prej sagave më të njohura filmike. Me regji të Chris Columbus, filmi sjell në ekran universin letrar të krijuar nga shkrimtarja britanike J.K. Rowling, përmes historisë së Harry Potterit, një djaloshi jetim që rritet nën kujdesin e familjes Dursley, në një shtëpi ku nuk gjen as ngrohtësi, as përkatësi. Jeta e tij merr një kthesë të papritur kur, në ditëlindjen e njëmbëdhjetë, merr një letër...
Burimi:
kultplus.com