Pavlina Mani, një prej figurave që pasuruan teatrin dhe kinematografinë shqiptare
Pavlina Mani është një nga emrat e spikatur të aktrimit shqiptar, me një karrierë të shtrirë në teatër, film dhe televizion, ku ndër vite ka ndërtuar një galeri të pasur personazhesh. Me një interpretim të karakterizuar nga finesa, natyrshmëria dhe ndjeshmëria, ajo i dha jetë figurave të ndryshme, duke dëshmuar një aftësi të veçantë për të kaluar nga drama në komedi dhe për të krijuar personazhe që mbeten në kujtesën e publikut. E lindur më 13 nëntor 1948 në Lushnjë, Pavlina Mani u formua artistikisht në Institutin e Lartë të Arteve. Pas përfundimit të studimeve, nisi angazhimin në Teatrin Popullor, ku ndërtoi një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të saj skenik. Interpretimet në vepra të dramaturgjisë shqiptare dhe botërore e bënë pjesë të një brezi...
Burimi:
kultplus.com