Ambasadori amerikan Eric Wendt në Sarandë, takime me bizneset vendase për investime të reja
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Sarandës, ku është njohur nga afër me historinë e zonës dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të biznesit vendas. Përmes një postimi në Instagram, Ambasada Amerikane bëri të ditur se gjatë qëndrimit në jug të vendit, Wendt ka diskutuar me drejtues të bizneseve lokale mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve të reja. Në kuadër të vizitës, diplomati amerikan është takuar gjithashtu me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe ish-pjesëmarrës në programet e shkëmbimit të SHBA-së, të cilët kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Histori, biznes dhe miqësi në jug të Shqipërisë! Në Sarandë, ambasadori Eric Wendt përshkoi shekuj të historisë...
Burimi:
gijotina.com