Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm
Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga strukturat drejtuese të Partisë Socialiste ka shkaktuar debate të forta në Komisionin Parlamentar për Kulturën, ku deputetja e PD-së, Ina Zhupa, është përplasur me përfaqësueset e mazhorancës. Zhupa ka ironizuar situatën brenda PS-së, duke e krahasuar mënyrën se si po trajtohen kundërshtarët e brendshëm të Edi Ramës me praktikat e regjimit të kaluar. Ajo u ka kujtuar socialistëve se ish-kryetarja e Kuvendit ishte anëtare e Asamblesë në bazë të funksionit të saj dhe se përjashtimi i saj ngre pikëpyetje edhe për respektimin e statutit të partisë. “Erdhët të qeshur pas vakisë së të shtunës. Si pleniumet e Partisë së Punës. Udhëheqësi shpalli armiqtë e brendshëm. Pa atë ju jeni, siç e tha ai, se nuk na e zë goja. Pasi...
Burimi:
gijotina.com