Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, Koçi shënjestron Ballukun: Masa duhej marrë ndaj të korruptuarve
Ish deputeti socialist, Petro Koçi ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u propozua përjashtimi i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Koçi e cilëson këtë vendim të pavlefshëm, duke argumentuar se çdo masë disiplinore duhet të mbështetet në Statutin e PS-së dhe të miratohet përmes procedurave institucionale. Në një reagim në rrjetet sociale, ai kritikon ashpër mënyrën se si u trajtua çështja e dy socialistëve, duke theksuar se propozimi për përjashtimin e tyre ishte i tepruar dhe dëmtues për partinë. Sipas Koçit, një parti e vërtetë duhet të ketë një statut më të fortë se kryetari apo sekretari i përgjithshëm, ndërsa uniteti nuk mund të ndërtohet mbi frikën, por mbi besimin dhe bindjen politike. Për rastin e Spiropalit, deputeti socialist thotë...
Burimi:
gijotina.com