“Mbreti Luan” ndërthur teatrin e kukullave me inovacionin teknologjik
16 November, 2026 - 12:14 Shfaqja “Mbreti Luan” në Teatrin e Kukullave po sjell një përvojë të re artistike për publikun e vogël, duke ndërthurur teatrin tradicional me teknologjinë bashkëkohore dhe elementet inovative të skenografisë. Përmes projeksioneve imersive të realizuara me teknologji të avancuar, skenografisë mbresëlënëse, kostumografisë së kuruar në detaje dhe efekteve vizuale, shfaqja synon të krijojë një dimension të veçantë skenik, duke e afruar publikun me botën e personazheve dhe rrëfimit. Për këtë produksion ka bërë të ditur Ministria e Kulturës dhe Turizmit, përmes një postimi të ministrit Blendi Gonxhja, duke e cilësuar shfaqjen si një shembull të transformimit të cilësisë artistike dhe të mundësive që ofrojnë investimet në kulturë. Sipas postimit, ndërthurja e teknologjisë me elementet skenike dëshmon përpjekjet për të sjellë...
Burimi:
kultplus.com