Max Verstappen: E konsideroj veten më të mirin, përndryshe do të tërhiqesha nga garat
Gjatë karrierës së tij në Formula 1, Max Verstappen ka vendosur rekorde të shumta, të cilat do të jenë të vështira për t’u thyer në të ardhmen. Aktualisht, në moshën 29-vjeçare, ai mban katër tituj kampion bote radhazi, të fituar të gjithë me Red Bull. Në dy sezonet e fundit, holandezi është përballur me një rënie të performancës së makinës së skuadrës anglo-austriake. Kjo çoi në zëra për një kalim të mundshëm te skuadra të tjera elitare, si Mercedes apo McLaren apo tërheqjen nga garat. Në fund, ai nënshkroi një zgjatje të rëndësishme të kontratës deri në vitin 2030, një marrëveshje që pritet t’i sjellë atij fitime prej gati gjysmë miliard eurosh. Pavarësisht se Kimi Antonelli fitoi kampionatin botëror të vitit 2026, Verstappen arriti të...
Burimi:
telesport.al