U kap me kokainë në makinë, gruaja ndërron jetë gjatë marrjes në pyetje në polici

U kap me kokainë në makinë, gruaja ndërron jetë gjatë marrjes në pyetje në polici

Një grua ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë intervistimit në ambientet e Policisë së Kosovës. Ajo ishte ndaluar një ditë më parë në pikën kufitare të Vërmicës, së bashku me një person tjetër, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin u gjetën dhe u sekuestruan mbi 105 gramë kokainë, dy fishekë dhe dy telefona celularë. Gruaja po merrej në pyetje në praninë e avokatit mbrojtës, kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo ka ndërruar jetë rreth orës 01:30. Trupi është dërguar për ekspertizë, ndërsa për zbardhjen e plotë të rrethanave kanë nisur hetimet, ku është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). “E dyshuara femër kosovare përderisa ka qenë duke filluar...