Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve

Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve

Garda Civile spanjolle ka goditur një grup kriminal shqiptar, të specializuar në vjedhjen e vilave luksoze në rajonin Castilla y León. Operacioni i koduar “Çorapja” përfundoi me arrestimin e katër personave, të cilët autoritetet spanjolle i lidhin me rreth 20 grabitje në disa provinca të vendit. Sipas gazetës spanjolle Salamanca Hoy, grupi kishte ardhur nga Shqipëria posaçërisht për të kryer vjedhje në banesa individuale, kryesisht në komplekse rezidenciale ku jetojnë familje me të ardhura të larta. Hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e grupit në Salamanca, Valladolid, Zamora, Burgos dhe Palencia. Autoritetet identifikuan praninë e shqiptarëve që në muajin korrik, ndërsa gjatë nëntorit ata intensifikuan aktivitetin, duke kryer disa grabitje brenda netëve të njëpasnjëshme. Një nga vjedhjet e fundit ndodhi në Aldeamayor, në provincën e Valladolid-it, vetëm...