Breshëri plumbash drejt makinës së shqiptarit në Itali, plagoset rëndë 43-vjeçari, shënjestra dyshohet shoku i tij

Breshëri plumbash drejt makinës së shqiptarit në Itali, plagoset rëndë 43-vjeçari, shënjestra dyshohet shoku i tij

foto ilustruese ITALI-Një 43-vjeçar shqiptar, banues në Certosa di Pavia të Italisë, është plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës, më 14 nëntor. Mediat fqinje raportojnë se 43-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është qëlluar me armë zjarri ndërsa ishte duke lëvizur me makinë. Si pasojë e të shtënave ka marrë një plumb në hije dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.  Sipas raportimeve mediatike i plagosuri është banues i rregullt në Certosa di Pavia të Italisë, me profesion murator, familjar dhe pa precedentë penalë apo probleme të mëparshme me policinë dhe drejtësinë. Në momentin e ngjarjes ai ndodhej nën praninën e kolegut të tij, po me origjinë shqiptare. Në lidhje me këtë, mediat italiane shkruajnë...