Tritoli në makinë, avokati Idajet Beqiri merret në mbrojtje, Policia: I shënjestruar nga atentate
Idajet Beqiri TIRANË-Policia ka marrë në mbrojtje avokatin Idajet Beqiri, pas shpërthimit me tritol të makinës së tij, e cila ishte regjistruar në emër të bashkëshortes, Nexhi Beqiri. Vendimi erdhi pasi strukturat e rendit kanë vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë ndaj jetës së tij. Pas shpërthimit me tritol në automjetin e tij, Beqiri kishte ngritur publikisht shqetësimin se sulmi lidhej me profesionin e tij si avokat dhe me denoncimet e vazhdueshme publike. Avokati i kishte dërguar kërkesë Platformës së Bashkëqeverisjes, ku kishte adresuar shqetësimin për marrjen e shërbimit (mbrojtjes) nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. Ngjarja ndodhi më 13 tetor, ku në pamjet e siguruara nga ZËRI, u pa se automjeti ishte i parkuar në momentin e shpërthimit. Makina tip ‘Benz’ pësoi dëme të mëdha...
Burimi:
zeri.ai