Mbyllen hetimet ndaj Ballukut, SPAK dërgon dosjen për gjykim: 5 mld lekë dëm ndaj shtetit
Belinda Balluku TIRANË-SPAK ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe të pandehurve të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë një takimi me gazetarët, ku ishte i shoqëruar nga dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur së bashku me 25 persona fizikë dhe dy kompani. Ndaj Ballukut rëndojnë pesë akuza për 15 episode, konkretisht “Shkelje e barazisë në tendera” në 9 raste, “Korrupsion pasiv të funksionarëve publikë”, “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë”, “Fshehje e pasurisë” në dy raste dhe “Pastrim parash” në dy raste. Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga 10 procedurat e tenderimit që janë objekt hetimi, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm...
Burimi:
zeri.ai