Rindërtimi në zonat e Kombinatit dhe “5 Maji-t”, Qeveria nxjerr 1.8 miliardë lekë! Ja çfarë do ndodhë me banesat e familjeve të prekura nga tërmeti

Rindërtimi në zonat e Kombinatit dhe “5 Maji-t”, Qeveria nxjerr 1.8 miliardë lekë! Ja çfarë do ndodhë me banesat e familjeve të prekura nga tërmeti

Përshpejtimi i punimeve në zonat e prekura nga tërmeti i vitit 2019 dhe zgjidhja e pengesave që kanë vonuar procesin e rindërtimit në Kombinat dhe në lagjen “5 Maji” kanë qenë në qendër të një takimi ndërinstitucional të zhvilluar këtë të hënë. Mbledhja u drejtua nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, me pjesëmarrjen e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Rroka, si dhe përfaqësuesit të Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi. Gjatë takimit, Demo bëri të ditur se ndodhet në fazën përfundimtare përgatitja e një fondi prej 1.8 miliardë lekësh, që do të financohet nga buxheti i qeverisë qendrore dhe do t’i kalojë Bashkisë së Tiranës. Kjo...