Parashikimi i motit, mos harroni çadrat! Dita e sotme e paqëndrueshme, me reshje shiu dhe shtrëngata

Parashikimi i motit, mos harroni çadrat! Dita e sotme e paqëndrueshme, me reshje shiu dhe shtrëngata

Moti në vendin tonë gjatë ditës së hënë parashikohet të jetë i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në disa zona do të ketë reshje shiu dhe shtrëngata afatshkurtra. Sipas parashikimit meteorologjik, pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga kthjellime, ndërsa pas mesditës vranësirat do të bëhen mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut, me intensitet të ulët, pritet të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit. Situata pritet të bëhet më e paqëndrueshme në zonat veriore, në skajin veriperëndimor dhe pjesërisht në qendër të vendit. Pas mesditës, në këto zona reshjet do të fitojnë intensitet deri mesatar, ndërsa herë pas here mund të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa...