Vdes Felix, “Kumbari” i karteleve dhe miti i “Narcos”! Kush ishte Miguel Gallardo, që ngriti “Cosa Nostra”-n e Meksikës dhe aleanca me Eskobar

Vdes Felix, “Kumbari” i karteleve dhe miti i “Narcos”! Kush ishte Miguel Gallardo, që ngriti “Cosa Nostra”-n e Meksikës dhe aleanca me Eskobar

Miguel Angel Felix Gallardo, një nga bosët më famëkeq të drogës në historinë e Meksikës vdiq të dielën, në 15 nëntor, në moshën 80 vjeçare. Ai konsiderohet arkitekti i trafikut modern të drogës në vend dhe kishte marrë nofkat “Kumbari “ dhe “Shefi i Bosëve”. Themeluesi i kartelit të Gualadajarës, nga i cili dolën disa nga organizatat kriminale më të fuqishme të Meksikës, vdiq në një spital nga dështimi i shumëfishtë i organeve, pasi kaloi 37 vitet e fundit të jetës në burg. Aktivitetet e tij kriminale ishin të lidhura me zhvillimin e rrugëve kryesore të trafikimit të kokainës në Shtetet e Bashkuara, aleancat me kartelet kolumbiane dhe vrasja e një agjenti amerikan që shkaktoi një krizë diplomatike midis Uashingtonit dhe Meksikës. Felix Gallardo u...